Kryetari i Naftëtarëve tregon se kur pritet të bjerë çmimi i derivateve


Ngritja e çmimeve të derivateve në tregjet ndërkombëtare sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka ndikuar edhe në Kosovë.

Sipas Berjanit, Kosova ka çmimet shumë të larta të derivateve.

“Sa i përket çmimit të derivateve çmimi është shumë i lartë për qytetarët tanë, pasi që gjendja ekonomike është e vështirë. Por kjo rritje është duke ndodhur në tregjet ndërkombëtare”. 

“Në bazë të çmimit në bursa dhe organizatës prodhuese OPEC edhe tek ne reflekton ngritja e çmimit të derivateve”, tha Berjani.

Sipas tij, Kosova ka çmimet me të larta të derivateve në 20 vitet e fundit, ndonëse ende siç pohon ai janë me të ulëta se sa vendet e rajonit.

“Po Kosova është më e lira me çmime në regjion. Sot çmimet në Shqipëri janë: – Dieseli 1.56 cent, – Benzina 158 cent”

“Pra, tek ne janë më lirë se sa në Shqipëri, Serbi, Bosnje, Mal të Zi, ndërkaq Maqedonia Veriore e ka dieselin më të lirë për 8 cent, por benzinën e ka në çmimin si ne”, u shpreh ai.

Berjani tha për “Gazeta Blic” se trendet globale të derivateve, flasin për ngritje të vazhdueshme të çmimeve.“Trendi po tregon se në gjithë globin do të ketë rritje rekorde të çmimeve ka gjasa të arrin çmimin deri 1.60 cent për litër Dizell”, tha ai tha Berjani për “Gazeta Blic” 

Ky përfaqësues i naftëtarëve pohon se në tregun e derivateve ka ndikim edhe situata e tensionuar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.Megjithatë, sipas Bejranit nga java e ardhshme mund të kuptohet qartë trendi i lëvizjes së çmimeve tek derivatet.

“Nga java e ardhshme do të shihet trendi se a do të ketë rritje apo ulje të çmimeve”, tha ai.

Po ashtu ai tha se në rënien e çmimeve mund të ndikojë edhe rikthimi i Iranit në tregun e naftës pas 3 vitesh sanksione.