Kryetari i qytetit të Maripolin në Ukrainë, Vadym Boichenko, ka thënë se ushtria ruse po krijon katastrofë humanitare në qytet.
Në një postim në Telegram ai ka thënë se “Ata janë duke bllokuar furnizimin me energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Ata gjithashtu kanë dëmtuar hekurudhat. Ata kanë shkatërruar urat dhe trenat, prandaj ne nuk mund të evakuojmë fëmijët, gratë dhe të moshuarit nga Mariupoli”.
Rusia është duke ndërprerë furnizimin me ujë “po na bllokon si ish Leningradin në Luftën e Dytë Botërore. Ne jemi duke punuar me institucionet ndërkombëtare që të krijojnë korridor të gjelbër për misionin humanitar. Ne jemi duke u shkatërruar si komb. Ky është gjenocid ndaj njerëzve të Ukrainës. Këta hipokritë thonë se po vinë të shpëtojnë qytetarët rus që flasin rusisht nga Mariupoli dhe pjesët tjera”.