Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një vendimi ka bërë të ditur se i gjithë stafi i administratës komunale që do të agjërojë, do të ketë një orë më pak punë.
Hyseni ka angazhuar drejtorit komunale që të mbajnë evidencë për zyrtarët publik për orarin e ri.
Me orarin e ri, stafi i komunës do të nisë punën nga ora 09:00 deri në orën 16:00, ndërsa për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset vetë Hyseni bashkë me drejtorët.
