Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi u ka mbajtur një fjalim lojtarëve para ndeshjes me Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
Ademi u ka kërkuar angazhim lojtarëve në këtë ndeshje teksa u premtoi edhe premi në rast të një fitoreje.
“Ju mund të hyni në histori. Me këtë fitore mund të kualifikoheni, uroj që do të jeni ju që do të hyni në histori,. Uroj që ta fitoni këtë ndeshje dhe besoj që me angazhimin e juaj ndeshjen e fitojmë, sot luani për Kosovën, jo për njëri tjetrin jo secili për veti, kush e ka rastin ma të mirë, në rast se fitojmë, se në rast nga këtë ndeshje shkojmë në evropian nuk po du me fol për premi, fitoni lojën dhe qitne çmimin vet sa po e doni preminë”, ka thënë Ademi.