Kryetari i Deçanit: I tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike sonte në Gllogjan të Deçanit, ku nga një sulm me armë zjarri në një autobus, janë vrarë tre presona, prej tyre dy nxënës.

Ramosaj ka thënës se ndjehet i tronditur dhe i trishtuar nga sulmi kriminal në Gllogjan, ku kanë humbur jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre, bashkëndjejmë me ju në këto momente të rënda për të gjithë ne”, thuhet në reagimin e Ramosjat.

“Apeloj që organet e rendit sa më parë, të zbulojnë e të kapin autorin e këtij veprimi të ulët kriminal!”, tha ai.