Për herë të parë pasi humbi zgjedhjet e 14 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të mbledh sot strukturat e saj.
PDK sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë nga ora 11:00.
Këtë e ka konfirmuar Blerta Deliu deputete e zgjedhur për Reporteri.net.
“Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 11:00”, ka thënë shkurt Deliu.
Mbrëmë edhe u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar për sot mbledhjen e Kryesisë, kurse për nesër mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
“Nesër (sot) mblidhet Kryesia, pasnesër (nesër) mblidhet Këshilli Drejtues. Do të bisedoj për rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit, do të bisedojmë sjelljen tonë si opozitë, do ta trajnojmë çështjen e zgjedhjes së presidentit, mund të kem mendim të qartë personal por vendimet duhet të merren në parti, dhe për hapat dhe reformën, hapjen dhe ndryshimin që duhet të ndodhë”, tha ai në Kanal 10.
Ai ka thënë se do të debatohet për rezultatin zgjedhor, por se duhet të ndjeket edhe ndërgjegjja.