Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritet të mblidhet sot.
Derisa janë në pritje të publikimit të plotë të arsyetimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo parti do të diskutojë për detajet e ekzekutivit të ri.
Në kryesinë e cila pritet të mblidhet në ora 16:00 do të diskohet për përbërjen e re të Qeverisë, mëson KOHA.
Kujtojmë që LDK ende nuk ka bërë publik emrat e ministrave në kabinetin qeveritar.
Për dallim prej marrëveshjeve të tjera, e papublikuar ka mbetur edhe marrëveshja me Listën Serbe.