Kryeshefi i Telekomit padit Qeverinë e Kosovës

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, ka paditur Qeverinë e Kosovës mbi pavlefshmërinë e vendimit të Kuvendit të Aksionareve për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Telekomit të Kosovës.

Për klankosova.tv e ka konfirmuar vetë Istrefi, i cili tha se padinë e ka bërë para 10 ditësh dhe se këto ditë e pret edhe përgjigjen.

Padia u bë pas emërimit të anëtarëve të rinj në kuadër të Bordit të Drejtorëve “duke vepruar në kundërshtim me detyrat fiduciare, Bordi i Përkohshëm ka filluar ndërmarrjen e veprimeve me të cilat synohet rëndë integriteti dhe interesat e Telekomit të Kosovës në këtë mënyrë Bordi ka filluar të ndërhyjë në kompetencat e menaxhmentit”.

Po ashtu, më 21 prill ish-bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës”, ka paditur Qeverinë në detyrë të Kosovës, lidhur me vendimin e marrë nga kjo e fundit për shkarkimin e këtij bordi.