Kryeministrja finlandeze Sanna Marin do të punojë nga shtëpia nga e enjtja, si një masë paraprake kundër ekspozimit të mundshëm ndaj koronavirusit, tha zyra e saj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendimi u mor pasi u tha se Marin kishte një kontakt të ngushtë me dikë që kishte punuar në zyrën e saj javën e kaluar i cili kishte testuar pozitiv të mërkurën.
“Mundësia e ekspozimit është jashtëzakonisht e ulët”, ka shkruar zyra në një deklaratë, duke shtuar se Marin ishte pa simptoma dhe ndihej mirë.
Më vonë të enjten, ajo pritej të merrte pjesë në samitin e Këshillit Evropian përmes video-konferencës.
Finlanda deri të enjten ka regjistruar rreth 4,300 raste të koronavirusit dhe 155 vdekje.