Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar për një mbyllje të re totale në vend, nëse nuk respektohen tani masat e ofruara në luftë kundër pandemisë se koronaviruit.
Hoti e ka pranuar se trendi në të cilin gjendemi del të jetë shqetësues sa i përket rasteve, por sipas tij gjendja mund të rëndohet edhe më, nëse nuk merren parasysh masat mbrojtëse antikovid, njofton Klan Kosova.
”Rreziku është real që nëse shkon në këtë trend, që të marrim masa më shtrenguese në dy –tri javët e ardhshme”.
”Rreziku është shumë real që për dy deri në tri javë, të detyrohemi të marrim masa ekstreme”.
”Ajo çfarë unë them që me respektimin strikt të masave ne mund ta mirëmbajmë këtë gjendje. Nuk duam të shqetësojmë bizneset dhe qytetarët por qe është në interes të tyre të respektojnë këto masa”.