Kanë kaluar më shumë se 140 ditë që kur u votua Qeveria Kurti 2, por kryeministri, Albin Kurti, ende nuk kryer punë me emërimin e zëvendësministrave, raporton Gazeta Stop.
Gazeta Sinjali merr vesh se sonte kryeministri ka emëruar edhe tre zëvendësministra të ri.
Enes Goran është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Tihomir Dimiq është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ndërkaq, Ksenija Bozhoviq është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë.
Deputetja, Duda Balje, përmes një fotografie, njoftoi sot se Hajdari është bërë edhe me një këshilltar të ri, Emil Radonçiqin, i cili vjen nga partie e Baljes.
Deri tani, i pari i ekzekutivit ka emëruar 28 zëvendësministra në të gjitha dikasteret.