Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Agim Shahini,Kryetari i AKB sot u pritën nga Dritan Abazovic, Kryeministër i Malit të Zi.
Kryeministri Abazovic shprehi kënaqësin e Qeverisë së vet që patë mundësi që të pret një delegacion të AKB dhe Bizneseve të Kosovës ku shprehi gatishmërin e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe turistik përmes investimeve tē përbashkëta në Mal të Zi në sektorin e turizmit dhe ndërtimit si një vend i sigurt dhe tërheqës për investitirët e huaj e sidomos ata të Kosovës.
Kryetari Shahini falmnderoj Kryeministrin e Malit të Zi , Abazovic për pritjen dhe gatishmërin e tij për të mbështet investitorët Kosovar në Mal të Zi të cilët jan të shuntë, kryesisht në bregdetin dhe Rivieren e Ulqinit por edhe tek Kryeqyteti në Podgoricë Budvë dhe Bar për të cilën Kosovarët qoftë biznese apo edhe investime individuale po japin shembull të mirë dhe po bëhen model si investitorë në Mal të Zi.
Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona janë të ulëta të cilat kapin shumën mbi 60 milionë euro të cilat në krahasim me vendet e tjera mbetet ende mundësi e madhe për rritjen e bashkëpunimit në mes dy shteteve tona.
Delegacioni i AKB ishte i përcjellur nga Ambasadorja e Kosovës Ariana Zherka në Mal të Zi i përbërë nga Agim Shahini, Kryetar i AKB, Suat Berisha, Nēnkryetar, Shkëlzen Jusaj, Anëtarë Bordi, Gazmend Abrashi, Konsull Nderi i Mali të Zi në Kosovë, Lumnije Ajdini, Drejtore menaxhuese e AKB-ës, Artan Kuqi , Anëtarë i AKB-ës.