Kryeministri i hap rrugën Hykmete Bajramit për të vizituar FMN-në dhe Bankën Botërore në Washington


Kryeministri Avdullah Hoti njoftoi se ka biseduar me me shefin e misionit që mbulon Kosovën në Fondin Monetar Ndërkombëtar në Washinton, Gabriel Di Bella, të cilën e cilësoi si shumë përmbajtjesore.

Hoti tha se pas dy jave, ministrja e Financave, Hykemete Bajrami, do të vizitojë FMN-në dhe Bankën Botërore në Washington për të diskutuar mbështetjen për Kosovën nga këto dy institucione të rëndësishme, njofton Klan Kosova.

“Orientimi i Qeverisë është që të nisim një program bashkëpunimi me FMN për të mbikëqyrë reformat dhe avancimin e skemave pensionale dhe sociale si dhe menaxhimin më të mirë të borxhit publik. Përmes këtij programi me FMN-në sigurohet kredibiliteti ndërkombëtar i menaxhimit makro-fiskal të shpenzimeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke na krijuar mbështetje për të siguruar financim nga Banka Botërore, BERZH, EIB dhe institucione të tjera financiare për projekte infrastrukturore, energjetike dhe në ujëra, që janë janë pjesë e programit zhvillimor të Qeverisë dhe rimëkëmbjes ekonomike”.