Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka njoftuar se ka ftuar në takim liderët politikë të vendit.
Takimi parashihet të mbahet nesër prej orës 11:00.
Ky takim organizohet nga shefi i qeverisë me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Washington.
Më 27 qershor në Washington do të mbahet takimi në mes të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.