Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka arritur në Kosovë.
Hoti ka thënë se sapo zbritën në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Sapo zbritëm në aeroportin Adem Jashari në Prishtinë, doktorresha e Komunës së Fushë Kosovës na bëri kontrollën rutinore, sikur çdo udhëtari tjetër që arrin në Kosovë. E falënderoj atë dhe të gjithë stafin shëndetësorë në gjithë Kosovën për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm. Të kujdesemi për veten dhe familjet tona, që mjekët tanë ta kenë më të lehtë. Maska – Distanca – Higjiena personale”, ka thënë Hoti.
Hoti gjatë vizitës së tij në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, si dhe presidentin Vuçiq.