Kryebashkiaku i Kukësit kryen marrëdhënie seksuale në zyre (Video)

Burime jozyrtare nga SPAK konfirmojnë nisjen e veprimeve hetimore lidhur me një videoregjistrim ku kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici shihet duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës.

SPAK ka regjistruar kallëzim penal kryesisht për Safet Gjicin.

Kjo është hera e dytë që kryebashkiakët socialistët kapen në skandale seksuale.

Video e Gjicit është regjistruar në fillim të qershorit, pak pasi ai kishte marrë mandatin e dytë.

Pamjet qarkulluan fillimisht në median sociale.