Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë janë tashmë gati për ndeshjen e dytë të grupeve në Euro 2024.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj kroatëve ndeshjen e dytë të Grupit B me fillim nga ora 15:00 në ‘Volksparkstadion’ të Hamburgut.
Trajnerit Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë bërë tashmë të gjitha përgatitjet dhe kanë në mendje formacionin që synojnë pikët e parë në Euro 2024.
Sylvinho nuk pritet të bëjë shumë ndryshime, pasi vetëm Qazim Laçi dhe Rey Manaj do t’i marrin vendet e Taulant Seferit dhe Mirlind Dakut.
Në anën tjetër, edhe Dalic do t’i bëjë disa ndryshime të vogla me Ivan Perisic që do të luajë nga minuta e parë dhe Josko Gvradiol që do të kthehet në qendër.
Formacionet e mundshme
Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami;
Kroacia: Livakovic; Stanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Kovacic, Brozovic, Modric; Majer, Petkovic, Kramaric;