Kritikohet martesa e kryeimamit të Maqedonisë me gruan 50 vjet më të re (Video)

Gëzim para pak dite pati kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi.

Ai u martua në moshën 74 vjeçare për herë të dytë në jetën e tij, me një vajzë 50 vjet më të re, sesa ai.

E një hoxhë në Kosovë dhe disa qytetar të Prishtinës nuk po e pëlqejnë këtë veprim të liderit fetar mysliman në shtetin fqinj, njofton Klan Kosova.

Hoxha Drilon Gashi thotë se kjo nuk është e pëlqyeshme për një udhëheqës fetarë.

Disa media shqipe në Maqedoni kanë shkruar dje se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.

Kanë publikuar edhe fotografi nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re.

Kurorëzimi është bërë në muajin e Ramazanit.

Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.

Kryetari i BFI-së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.