Krijohet virusi “binjak” me COVID-19

Një ekip studiuesish nga Universiteti Rockefeller në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Institutin Zviceran të Virologjisë dhe Imunologjisë, kanë krijuar një virus identik me SARS-CoV-2. Bëhet fjalë për një version që nuk infekton, me të cilin synohet të ndihmohen hetimet mbi një ilaç për Covid-19.

“Tani, shkencëtarët do të jenë në gjendje të hetojnë SARS-CoV-2 dhe variantet e tij, të testojnë ilaçet kundër tij dhe të vlerësojnë antitrupat neutralizues”, thotë laureati i Nobelit, Charles M. Rice.

Ekspertët krijuan kopje të virusit, duke përdorur njësi ARN të vetë-përsëritura, por pa qenë infektive. Pjesa tjetër është identike me virusin e vërtetë.

Edhe pse ka informacionin e nevojshëm që të përsëritet, i mungojnë disa të dhëna të rëndësishme për prodhimin e proteinave që janë jetike për infektivitetin.

Ekspertët, për të bërë një analogji me botën e makinave, sigurojnë se ky është një “version pa rrota”.

“Ai ka motorin dhe të gjitha pjesët që do të lejonin që makina të lëvizte, por nuk mund të shkojë askund pa rrota”, thotë Joseph Luna, një nga autorët e studimit.