Krijohen radhë qytetarësh para komunës së Prishtinës

Edhe në mëngjesin e kësaj të premte para komunës së Prishtinës qytetarët po përballen me pritje të gjata për të kryer shërbimet e tyre.

Radhë e gjatë është e krijuar për të paguar vërtetimin tatimor që shërben për regjistrimin e automjeteve.

E njëjta pamje ishte edhe të enjten.