“Krejt dhe Padrejt”, “Me gastronomët”, “Nëpërkëmbje” dhe “Padrejtësia padrejtësi” – motot e protestës së gastronomëve

Shoqata e Gastronomëve ka shprehur pakënaqësi lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19, përmes një proteste të organizuar para objektit të Qeverisë.

Shprehja e pakënaqësisë nga ana e Gastronomëve është bërë me anë të slloganeve që partitë politike i kanë pasur në zgjedhjet qendrore që u mbajtën më 14 shkurt.

” Krejt dhe Padrejtë”, “Me gastronomët”, “Nëpërkëmbje”, si dhe “Padrejtësia, padrejtësi”.

Kërkesa kryesore e tyre është largimi i masave, hapja e sallave të dasmave, klubeve të natës, pishinave dhe lejimi i mbajtjes së festivaleve.

Ata thanë se shpresa e tyre për rimëkëmbje ekonomike është stina e verës.

Protestuesit i dhanë një mesazh qeverisë: “Çelma verën ose e çeli vetë”.

Nga këtu u tha se protestat e tjera do të jenë me “mosdëgjueshmëri qytetare”.