Krejt çka tha Artan Hajrizi për Fatonin, vëllaun e tij që dyshohet se ia vodhi pasaportën dhe vrau policin serb

Artan Hajrizi i cili fillimisht u dyshua për vrasjen e një polici serb e plagosjen e një tjetri, duke iu publikuar pasaporta nga Ministria e Brendshme e Serbisë, siç duket po del se në fakt as objektivisht s’ka mundur ta kryej këtë krim, sepse ndodhet në Gjermani. Por, vëllai i tij Faton Hajrizi që para pak kohësh u arratis nga burgu i Smrekonicës tashmë është i dyshuari kryesor. Artani, gjatë mbrëmjes së të enjtës u paraqit pothuajse në të gjitha mediat vendore. Në Klan Kosova, Dukagjin e T7 ai foli duke dhënë versionin e tij për rastin.

Çka tha Artan Hajrizi?

Artani u shfajësua duke thënë se dallon nga vëllau i tij e se dokumentat ia vodhi ai.

Unë foli vetëm për vete, nuk foli për askënd. As nuk më intereson se ku gjendet Fatoni, ato gjëra nuk më interesojnë. Unë nuk jam në këto rrjedha, nuk jam në këto gjëra. Dokumentet e mija, Fatoni mi ka vjedhur. Para dy ditëve. Ai, qysh në fillim ka dalë jashtë. Nuk e di me çfarë dokumente ka dalë, nuk di asgjë. Ai ka ardhur një orë, i kam thënë te unë nuk ke vend, nuk dua probleme dhe i kam thënë t’i thërras policinë ose dil jashtë”.

“I kam thënë, dil jashtë ose t’i thërras policinë se nuk dua të kem probleme. Ia më ka thënë se unë dalë se nuk e kam nijet të qëndrojë këtu, por kam ardhë vetëm t’i sqaroj disa gjëra. Unë i kam thënë se nuk ke asgjë për të sqaruar me mua. Unë dola, i thashë se ia jap një orë afat për të dalë nga banesa. Pas një ore i kam thënë se vi dhe nëse nuk del unë t’i thërras policinë dhe vijnë të arrestojnë”, tha Artan Hajrizi në Rubikon në Klan Kosova.

Edhe në T7 Artani përsëriti pothuajse të njejtat fjalë, duke pretenduar se Fatoni se ka dëgjuar asnjëherë as atë e as prindërit e tyre.

“Unë kam qenë në Gjermani, s’kam qenë atje. Fatoni m’i ka vjedhur dokumentet dhe më ka futur në telashe. Unë tek sot e kam vërejtur se nuk i kam dokumentet, sepse këtu s’i përdorim dokumentet rregullisht. Fatoni ka qenë te unë dy ditë më parë, të martën dhe ka qëndruar vetëm një orë dhe ka ecë. Fatoni ka ardh prej orës 7 deri në 8 e diçka të mëngjesit”.

“Unë s’kam pasur komunikim prej arratisjes së tij, më ka thirrë 3-4 herë, i kam thënë të më lë të qetë se nuk dua të merrem me këto gjëra”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

“S’e ka ngu kërkan, as babë, as vëlla as nanë…unë jam plotësisht i pafajshëm, s’kam gjë të bëjë me këtë”, tha Artan Hajrizi në T7, Pressing.

Një bisedë e mbrëmshme ndërmjet gazetarit Ermal Panduri dhe dikujt që u paraqit si Faton Hajrizi, ishte kryetemë e debatëve të sotme dhe pyetjeve të gazetarëve drejt Artanit. Artani insistonte se telefonin ia mori shoku i Fatonit dhe bisedën me Pandurin se ka bërë ai.

“Kam nejt në Polici 6 orë, e kam dhënë krejt deklaratën qysh u kon puna krejt. Pasaportën tem, të Gjermanisë edhe të Kosovës, Fatoni u kon para dy dite në Gjermani se Fatoni rregullisht u kon jasht shtetit, nuk u kon në Kosovë. Nuk ka banu te une ai. U ardh te unë para dy dite, këtu nuk ki vend te une, nuk du me prish familjen, nuk du problem. Ai u ardh në 7 ora në mëngjes dhe I ka msha ziles, e kom pa ata sja kom qel derën, edhe tha veq du me fol diqka me to. Ja kom qel deren,ka nejt 1 or këtu, edhe I kom thon prej këtuhit largohu se këtu të kapin policia unë nuk du me pas probleme. Jam një qytetar i thjesht nuk du me pas probleme. Qe 10 vjet jam këtu asniher nuk kam pas probleme”.

“Ai ka qenë numri jem. Ka thanë po thirrim prej numrit tënd, po mu nuk me inereson kon e thirrë ai prej numrit tem. Ka ardhë veç shoku i tij më ka taku në qytet edhe ia kam dhënë telefonin”

“I thashë nuk ke vend këtu, i thashë e thirri policinë që nuk del prej këtu. I dhashë afat një orë. Më tha po rri një orë edhe po dal. Ai u ardh me m’i marrë dokumentat edhe me ecë. Dokumentat i kam pasur [në tavolinë]. I kam bërë gati letrat për vajzë, pasoshin e kam pasur mbi, m’i ka nxjerrë pa më pyet. Ka menu që mundet me bë diçka me dokumente të mia, por s’mundesh asgjë”, – tha në Dukagjin ai.

Ndryshe, Faton Hajrizi ka mbyllur rrjetin social Tik-tok ku paraqitej pas arratisjes nga Smrekonica, dhe për të ende nuk di askush asjgë. Autoritetet serbe e boshnjake janë vënë në kërkim të tij, deri më tani pa sukses.