Krejt çka deklaroi Kurti në Samitin e Berlinit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr dje pjesë në takimin vjetor të Samitit të Berlinit, bashkë me kryeministrat e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kurti tha se Procesi i Berlinit e ka sjellë rajonin më afër sesa ishte para shtatë vjetëve, por që ka akoma shumë punë për të bërë, raporton Express.

Ai gjatë këtij takimi virtual përmendi edhe mos liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se e kupton frustrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për mungesën e progresit në hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kurti tha se Bashkimi Evropian duhet t’i mbajë premtimet e veta. 

“Për Kosovën, Bashkimi Evropian fillon në shtëpi dhe ne nuk e shohim atë si një proces të zhvendosjes në BE, përkundrazi, ne e shohim atë si një proces reformash ku edhe ata që u larguan për mundësi më të mira ekonomike do të ktheheshin. Ne e kuptojmë që duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë, por edhe BE-ja duhet të bëjë të vetat duke i mbajtur premtimet”, deklaroi Kurti