Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar të porsaliruarin nga Haga, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin.
Krasniqi bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, se Gucati është krenar për të kaluarën e lavdishme dhe optimist për të ardhmen, ndërsa shtoi se “Hysi sot reflektonte edhe forcën dhe qëndresën e çlirimtarëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në Hagë”.
“Me shpresën që drejtësia do të triumfojë edhe në betejën e fundit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, për të vërtetën e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, uroj që edhe ata të kthehen sa më parë në mesin tonë”, shkroi kreu i PDK-së, Hysni Gucati.
Krasniqi ishte i shoqëruar nga zyrtarë të PDK-së dhe nga i biri i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti.