Krasniqi viziton fushëbetejën e Jezercit: Falë luftës së UÇK-së, Kosova gëzon lirinë e pavarësinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të aktiviteteve për Javën e Pavarësisë, sot, së bashku me Kryetarin e Ferizajt Agim Aliu dhe veteranë të UÇK-së, ka vizituar fushëbetejën e Jezercit në Ferizaj.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar dhe nderuar dëshmorët e zonës së Nerodimes.

“Shembulli i konservimit të kësaj fushëbetje duhet të ndiqet edhe nëpër fushëbetejat tjera të asaj periudhe – si pjesa më krenare e historisë tonë – të cilën duhet ta shohin dhe mësojnë nga afër gjeneratat e reja. Në prag të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mirënjohja dhe respekti ynë i thellë ju drejtohet të gjithë dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së – meritorët e vërtetë të kësaj dite”, shkruan kreu i PDK-së.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02ofYZzkH3jMymKxuahAYWcagfC8CQPzWFMX4S69gYuViptyznKWw3286QjJEvUpGVl&id=100044662171388&sfnsn=mo&mibextid=RUbZ1f