Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Bruksel ka takuar Presidentin e ALDE, Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm Didrik De Schaetzen, të cilët i ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së.
“Që nga 3 dhjetori i vitit të kaluar, kur PDK u bë anëtare me të drejta të plota në Partinë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE) – bashkëpunimi i ndërsjellë ka qenë në nivel të shkëlqyeshëm. Në Bruksel, Presidentin Ilhan Kyuchyuk dhe Sekretarin e Përgjithshëm Didrik De Schaetzen, i falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se me dy zyrtarët e ALDE-s diskutuan edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, rajon dhe Evropë, e veçanërisht për përgatitjet e partive anëtare të ALDE-s për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, në pranverën e vitit 2024.