Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me koronavirus.
Krasniqi tha se e ka parë të arsyeshme këtë takim, në mënyrë që të mobilizohen për ndonjë valë të madhe të koronavirusit në vend.
“Ky është një aktivitet i zakonshëm me rastin e infeksionit me COVID-19. Dje kam pas takim me komunitetin. Prandaj e pashë të arsyeshme të ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve me këkru një mobilizim për ndonjë valë të madhe”.