Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, në konferencë për media bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se numri i pacientëve të shtrirë në spitale është ende i lartë.
Krasniqi tha se ka pasur vështirësi në furnizim me barna që janë të nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19, njofton Klan Kosova.
Krasniqi mes tjerash përmendi edhe mungesën e Fraxiparinës, ku tregoi se kanë kontratë për furnizim me të, por që është shpenzuar sasia.
Ai ka thënë se brenda dy ditëve presin furnizim.
“Ne kemi kontratë valide për të na furnizuar me Fraxiparin. Është shpenzuar një sasi që ka qenë edhe e vitit të ardhshëm, ka vështirësi në furnizim”, deklaroi Krasniqi.
Klan Kosova ka raportuar dy ditë më parë se Fraxiparina dhe llojet e tjera të ngjashme të barnave që rregullojnë koagulimin e gjakut ka ditë që mungojnë në tregun farmaceutik kosovar.