Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie për mos votimin e qeverisë Hoti, njofton Klan Kosova.
“Nuk e votojmë në asnjë mënyrë qeverinë Hoti, ne jemi konsistent në atë që duhet të jemi në opozitë, dhe do të jemi në opozitë në të vërtetë, nuk ka votë në grupin parlamentar të PDK-së për çfarëdo qeverie ku nuk do të jetë PDK pas zgjedhjeve të ardhshme. Ky është qëndrim i prerë i PDK-së, është votuar, kemi pasur mbledhje për këtë çështje, nuk kemi pasur as diskutim që ndoshta duhet të votohet, por edhe ë kuptimin formal kemi vendim që PDK e voton kundër qeverinë. Kemi pasur takim virtual dhe absolutisht kemi vendosur që ta votomë kundër, pra do të jenë 24 vota kundër”.
Ai tha se nuk e di nëse do të iniciohet mocion votëbesimi në momentin kur të krijohet hapësira për zgjedhje.
“Nuk mund të them sot se çka do të bëjmë, se si do të bie qeveria e ardhshme por qëndrimi ynë është që neve na duhet stabilitet institucional, na duhet ta përmbushim këtë vakum legjitimiteti që ekziston në qeveri dhe pastaj duhet të ballafaqohemi me pandeminë dhe pasojat e saj, me temat e rëndësishme që na presin me trajtimin e problemeve që janë duke u shtuar në raport qytetar dhe të merremi me reformën zgjedhore. Për ne është shumë me rëndësi reforma zgjedhore, që të mos kemi probleme të kësaj natyre ku institucionet dëmtohen në kapacitetin e plotë të punës për shkak të interpretimeve të ndryshme dhe për shkak të kontestimeve që lidhen me pushtetin”, tha Krasniqi.