Krasniqi mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, mobilizon strukturat

Shtabi Qendror Zgjedhor i PDK-së, ka mbajtur të hënën mbledhjen e parë, të udhëhequr nga kryetari Memli Krasniqi.

Në njoftimin e partisë thuhet se gjatë takimit u diskutua për përgjegjësitë e ekipit, mobilizimin e strukturave dhe entuziazmin për një fitore të madhe më 9 shkurt.

“PDK, me Bedri Hamzën si Kryeministër – angazhohet për një të ardhme më të mirë – sepse Kosova mundet ma mirë!”, shkruan në postimin e publikuar në Facebook.