Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas vendimit për lirimin e tre policëve të arrestuar nga policia e Serbisë, ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se vendimi për lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, është lajm i mirë.
“Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë. Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike”, shkruan ai.