Krasniqi, Kurtit: Çka ka, çka s’ka, a ka ‘Zajednicë’, Asociacion?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se janë dëshmitar të degradimit esencial të krejt procesit të dialogut. 

I pari i PDK-së tha se pyetja e parë që duhet t’i bëjnë kryeministrit është “çka ka, çka s’ka… a ka ‘Zajednicë’, Asociacion….sepse me një fjali mbrëmë kryeministri i Kosovës e ka përmbysur krejt jetën e tij politike”.

“Po të paktën e uroj për sinqeritetin e tij…sepse po ka asociacion dhe ka pasur sa herë që ky ka thënë nuk ka asociacion.

Loja me fjalë e ka afatin e skadimit… e fjalët skadojnë atëherë kur duhet me marr veprime”, tha kryetari i PDK-së.