Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në fjalimin e tij në Kuvend ka kritikuar qeverisjen Kurti, gjersa theksoi se është vështirë të dinë “a me qesh, a me qajt”, kur 10 vjet më vonë Kurti po e mbron “Zajedicën”.
“Një dekadë e humbur….duke mashtruar… Është vështirë me ditë a me qajtë a me qesh…”, tha ai.
Pas fjalimit të Kurtit i cili kërkoi ta dijë si ia kanë bërë LDK e PDK që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nënshkruante marrëveshjet me ta, Krasniqi iu drejtua duke i thënë “a u qetësove kryeministër, se më bëre merak”.
Ndryshe, Kurti ka thënë se draft-statuti nuk është “Zajednicë”, ndërsa ritheksoi se është i gatshëm të nënshkruaj për draft-statutin për Asociacion.
Ai po ashtu tha “A mundet PDK dhe LDK me tregu se si ka vepru me bind Vuçiqin për nënshkrim për marrëveshje, ai me mua nuk po nënshkruan”.