Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qenë dje në një tubim me qytetarë në Ferizaj, ku ka përmendur disa prej ndryshimeve që kanë në plan t’i bëjnë nëse dalin në krye të shtetit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai është shprehur krenarë me punën që kanë bërë në komuna kryetarët që vijnë nga PDK-ja.
“Sot jemi krenarë jashtëzakonisht shumë me punën e të gjithë kryetarëve të komunave tona që vijnë nga radhët e PDK-së sepse janë bërë model i qeverisjes së mirë”.
“Model, i cili vërtetë është formësuar këtu në Ferizaj, këtu me kryetarin Agim Aliu, për ta sjellur atë normalitet qeverisës transformues për të mirën e qytetarëve dhe të cilin do t’ia japim Kosovës pas datës 9 shkurt kur PDK dhe Bedri Hamza do të jetë në krye të qeverisë”, ka thënë Krasniqi.