Krasniqi: Kjo qeveri e ka rrugën e sigurt drejt fundit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka folur për Qeverinë Kurti, ku ka thënë se Qeveria Kurti, nuk është demokratizuar pasi të gjithë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duhet që të votojnë në bazë të direktivës nga qeverisë.

Krasniqi, ka treguar se ai gjithmonë kishte dashur që partitë politike që fitojnë mandatin nga qytetarët ta shpenzojnë atë të plotë sepse sipas tij vetëm më mandate të rregullta do të arrihet një stad i pjekurisë politike.

“Nëse vazhdon ky trendë i qeverisje pa vizojnë, pa kompetencë, pa rezultate që po e shkakton një depresion kolektive në rritje që fatkeqësisht problemi më të madhe është duke ngritur numrin më të madhe të rinjve që po dëshirojnë me ik jashtë vendit atëherë kjo qeverie duhet të marrë fund. Kjo qeveri e ka rrugën e sigurt drejt fundit”, ka thënë Krsaniqi.

Sipas tij ka problem legale për t’i shkurtuar mandatin qeverisë Kurti siç është mungesa e numrave nga ana e opozitës në Kuvendin e Kosovës.

“Dhe në një moment të caktuar edhe sikur të kishte një mocion mosbesimi nuk do të ishte i suksesshme pa i pasur vota e  një pjesë të LVV-së”, ka përfunduar Krasniqi.

Ai ka përfunduar duke thënë se shpresa e vetëm është që një pjesë e deputetëve të LVV-së, do ta mundëson një mocion të suksesshëm  vetëm atëherë kur ata do t’i vendosini interesin e qytetarëve të cilët i përfaqësojnë sipas Krasniqit para partisë.