Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmit tragjik që ndodhi në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona.
“Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Krasniqi, njofton Klan Kosova.
Krasniqi ka thënë se organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë “të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë”.
Spitali i Pejës ka konfirmuar për Klankosova.tv për tri viktima dhe një të lënduar, i cili është jashtë rrezikut për jetë.