Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Vushtrri.
Ai gjatë kësaj vizite ka takuar kryetarin e ri të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
“Në Vushtrri, për ta uruar Kryetarin e zgjedhur, Ferit Idrizi, për fitoren e madhe të 14 nëntorit. Tani, koha është që qytetit dhe qytetarëve të Vushtrrisë t’u kthehen punët e mira dhe investimet. Këtë më së miri do ta bëjë Ferit Idrizi, një personalitet që nuk u ndalë asnjëherë së besuari në vlerat e Vushtrrisë dhe i cili jeton tash e sa dekada me hallet e përditshme të bashkëqytetarëve të tij”, tha Krasniqi pas takimit që zhvilloi me kryetarin Idrizi.