Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tha se sondazhet e Vetëvendosjes se do t’i fitoj 52 për qind të votave janë të pavërteta.
”Sondazhet u prezantuan nga zyrtar të Vetëvendosjes dhe asnjëherë nuk janë konfirmuar. Nuk ka shanse të bëhet sondazh në kohë të pandemisë i cili ka mostër reprezentative”, tha ai.
”E dyta nëse dikush thotë në Kosovë që bëjë sondazh me telefonata, ai as minimumin e minimumit të besueshmërisë nuk e ka për shkak të mënyrës së si funksionon telefonia mobile në Kosovë”, tha Krasniqi.
Ai tutje tha se me këtë sistem zgjedhor asnjë parti nuk mund t’i ftoj 50 përqind të votave, duke përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje.
”Sistemi zgjedhor në Kosovë është i tillë. Me i fitu një parti 50 për qind të votave duhet të ketë matematikë. Ku vinë këto vota, nëse 230 mijë vota sa ka pas me duket Vetëvendosja në zgjedhjet e fundit, në një trup elektoral po e llogarisim prej 800 mijë njerëzve duhet t’i ketë më shumë se 400 mijë vota”.
”Do të thotë duhet të shtohen 180 mijë vota, prej nga vinë ato? – nga qielli apo nga Kina dhe India, kujt ia merr 180 mijë vota Vetëvendosje?”.