Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se Beteja e Koshares i dha fund ndarjes së kombit shqiptar.
Krasniqi tha se kjo betejë ngriti moralin në mesin e popullit të Kosovës.
Ai theksoi se Kosharja, është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Përherë mirënjohës për veprën e dëshmorëve dhe veteranëve të Betejës së Koshares”, tha Krasniqi.
Më 9 prill, u zhvillua operacioni “Shigjeta” nën udhëheqjen e Agim Ramadanit- Katana.
Në këtë betejë u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.