Krasniqi: 18% e popullsisë jeton nën pragun e varfërisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një video të shkurtër përmes së cilës ka thënë se raporti për Kosovën nga Komisioni Evropian është “varfëri dhe skamje”.

Duke u bazuar në këtë raport për periudhën qershor 2022 – qershor 2023, Krasniqi ka shkruar në Facebook se 18 për qind e popullsisë në Kosovë jeton nën pragun e varfërisë me 45 euro në muaj.

Kreu i opozitës ka vlerësuar se fajtorë për këtë gjendje është Qeveria aktuale, që udhëhiqet nga Albin Kurti.