Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të enjten në ora 10:00 do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020.
Sipas rezultateve preliminare në Podujevë Shpejtim Bulliq i Vetëvendosjes ka marrë 51.64 për qind të votave, i cili pasohet nga Nexhmi Rudari i LDK-së me 35.97 për qind dhe PDK-ja me kandidat Naim Fetahun ka marrë 12.40 për qind.
Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut Lista Serbe prin me një shumicë votash prej 89.96 për qind të votave.