KQZ publikon rezultatet e partive politike, procesohen 100% e vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për partitë politike, ndërkohë që në qendrat komunale po numërohen votat e kandidatëve për deputetë.

Në web-faqen e KQZ-së në 09:46 u përditësuan rezultatet nga procesimi i të gjitha vendvotimeve.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342,281 vota apo 40.80%.

Partia Demokratike e Kosovës ka 184,811 vota apo 22.03%.

Lidhja Demokratike e Kosovës 147,888 vota apo 17.63%.

Koalicioni AAK, Nisma dhe të tjerët ka marrë 62,588 vota apo 7.46%.