KQZ publikon raportet financiare të partive politike, ja sa shpenzuan partitë më të mëdha

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se gjatë periudhës tremujorit të fundit ka deklaruar se i ka shpenzuar 351 mijë e 708 euro.

Për shpenzime të përgjithshme, VV-ja i dha 257 mijë e 685 euro, ku pjesa më e madhe ishte për paga dhe mëditje, për të cilat shpenzoi 195 e 187 euro.

Për shpenzime komunale, VV-ja i dha 3 mijë e 198 euro, ndërsa për telefon shërbime të komunikimit i dha 4 mijë e 194 euro.

Ndërsa, mbi 55 mijë euro, VV-së i kushtoi qiraja e zyrës për tre muaj, transmeton Klankosova.tv.

Për shpenzime të transportit, partia në pushtet i dha 29 mijë e 100 euro për korrik, gusht dhe shtator, ku vetëm për karburante, VV-ja i dha 12 mijë e 29 euro, për transport të njerëzve 13 mijë e 975 euro, kurse për mirëmbajtje të automjeteve 3 mijë e 94 euro.

Për blerje të mallrave, për tre muaj, VV-ja i shpenzoi 35 mijë e 560 euro, ku furnizimi për zyrë i kushtoi 7 mijë e 447 euro, për inventar të zyrës 3 mijë e 752 euro, kurse për ushqim dhe pije 24 mijë e 361 euro.

Për “shpenzime përfaqësimi”, VV-ja i dha 18 mijë euro, ndërsa për salla e hapësira të tjera i dha 4 mijë euro, ndërsa për “shpenzime informimi (TV, radio, gazeta etj) 4 mijë e 907 euro, transmeton Klankosova.tv.

Kurse, dy kategoritë në të cilat pati më së paku shpenzime VV-ja në tre muajt e fundit janë investime logjistike për të cilat dha veç 930 euro, ndërsa  për “shpenzime të tjera” i dha 779 euro.