Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), mbrëmë ka përditësuar rezultatet e votave të diasporës të ardhura me postë.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje renditet e para me 52.14%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28.40%, Partia Demokratike e Kosovës 7.94%, dhe AAK 4.76%.
Këto të dhëna janë nga procesimi i 67 nga gjithsej 188 kutive, apo 35.64%.
Pas përfundimit të numërimit të votave nga diaspora dhe përfaqësitë diplomatike, KQZ do të fillojë numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.