KQZ: Për certifikim në zgjedhje aplikuan 28 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se për certifikim në zgjedhje kanë aplikuar 28 subjekte politike. 

Sipas KQZ-së prej tyre janë 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

“Subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim në zgjedhje, nga data 01.09.2024,deri në përfundim të afatit, 11.12.2024, ora 23:59: 28 subjekte politike: prej tyre 20 parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Parti Politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, SRPSKA LISTA, SRPSKI NARODNI POKRET, FJALA, PARTIA LIBRERALE EGJIPTIANE, NOVA DEMOKRATSKA STRANKA, INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS, SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA, KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ, Yenilikçi Türk Hareket Partisi, Jednstvena Goranka Partija (JGP), Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Srpska Demokratija, PARTIJA KOSOVSKIH SRBA, ZA SLOBODU PRAVDU I POSTANAK, PARTIA BALLI KOMBETAR DEMOKRAT SHQIPETAR, PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS, Kosoca Adalet Türk Partisi. Koalcione: Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka), AAK – Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E- 30, Koalicioni për Familje, PDAK-LPB, Koalicija Vakat. Nisma Qytetare: Narodna Pravda, Opre Roma Kosova. Kandidat i pavarur: Fatmir Bytyqi”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.