Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pret vendimin që shpall datën e zgjedhjeve, për të filluar përgatitjet për organizimin e tyre.
Këtë për Express e ka thënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë është në pritje të vendimit që shpall datën e zgjedhjeve për në mënyrë që të fillojë me përgatitjet intensive për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.
Elezi tha se këto zgjedhje janë sfiduese, për shkak të pandemisë.