KQZ-ja në kontakt me e Specialet që ish-udhëheqësit e UÇK-së të votojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është në kontakt me Dhomat e Specializuara në Hagë për organizimin e votimit për ish-ushtarët e UÇK-së.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së”, tha Elezi për Klankosova.tv.

Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti, ndërsa votimi me postë tashmë ka nisur.