Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë sot rekomandimin për pezullimin e Partisë Socialdemokrate. Kjo gjë është konfirmuar tashmë nga zyrtarët e Partisë Socialdemokrate.
Zyrtarja e kësaj partie Natyre Kuçi ka se çështja e rekomandimit të pezullimit të kësaj partie ka të bëjë me disa procedura teknike që sipas saj do të rregullohen në afat prej 45 ditësh.
Tutje ajo paralajmëroi se në janar PSD-ja do të mbajë Kuvendin e saj sipas afatit dhe se do të monitorohet nga KQZ-ja.
“Ka të bëjë me disa procedura teknike të cilat gjate afatit 45 ditësh do t’i rregullojmë. Nuk ka vend për shqetësim. Ne janar PSD do ta mbajë Kuvendin e saj, sipas afatit te rregullt dhe të monitoruar nga KQZ. Për afatet dhe detajet që lidhen me mbledhjen e Kuvendit do të njoftoheni me kohë“, ka thënë ajo.