KQZ: Deri tani gjashtë subjekte politike aplikuan për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror Zgjedhore (KQZ) bën të ditur se kanë pranuar gjashtë aplikime të subjekteve politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.

“Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani është 104”, ka thënë Elezi.

Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre deri më tani janë:

• Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (33 kandidatë);
• Jedinstvena Goranska Partija (16 kandidatë);
• Srpska Lista (20 kandidatë);
• Romani Iniciyativa (12 kandidatë);
• Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic (13 kandidatë);
• Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (10 kandidatë).