Partia Demokratike e Kosovës me 17 përqind të votave ka siguruar 19 ulëse në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.73 përqind ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka thënë se pavarësisht sfidave të shumta me të cilin është shoqëruar ky proces zgjedhor, KQZ ka arritur t’i përmbushë detyrat e saj kushtetuese dhe ligjore, njofton Klan Kosova.
Nga shpallja e rezultateve përfundimtare mësojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50.28 përqind të votave dhe ka siguruar 58 ulëse në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës me 17 përqind të votave ka siguruar 19 ulëse në Kuvend. Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.73 përqind ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.